Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë. Takimi i tij i parë atje, është ai me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.
Këtë e ka bërë me dije vetë Rama, i cili ka publikuar edhe pamjet nga takimi në fjalë. “Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.”– shkruan Rama krahas videos në fjalë, ku shihen çaste që nga pritja deri në përmbylljen e takimit me përshëndetje dhe falënderime.
Siç duket, ndryshe nga takimet që organizon në Shqipëri pa maska, atje Rama i ka respektuar masat anti-covid, duke vendosur maskën në fytyrë.