Vendosni fjalën kyçe....

Ristani: Prokuroria mbylli në mënyrë të çuditshme dosjen e lobimit të PD-së në SHBA


Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se prokuroria e mbylli në mënyrë të çuditshme dosjen e lobimit me para të dyshuara nga Rusia.

Ristani tha se prokuroria i vuri në dispozicion dosjen me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe më pas e pushoi pasi nuk kishte asnjë provë.

“Basha ka pasur presion personal dhe jo ndaj PD, një nga çështjet që është e rëndë dhe e bërë publike është çështja e lobit rus ku përfshihen edhe dyshime për fonde të ardhura nga banka ruse. Unë di ato që prokuroria më ka vënë në dispozicion, di që ka pasur një deklarim të lobistit amerikan i cili ka deklaruar në institucione financiare në SHBA që ka marrë 650 mijë dollarë nga të cilat 150 nëpërmes një shoqërie skoceze, shoqëri guaskë që financohej me fonde të dyshuara nga banka ruse dhe 500 mijë të tjera që kishin vajtur tek ai pa burim.

Sipas prokurorisë Basha kishte deklaruar publikisht 500 janë kontribut i shqiptarëve të Amerikës. Në atë moment prokuroria këtë deklarim të  lobisitit nuk e kishte të kthyer ne provë dhe në mënyrë të çuditshme e mbylli çështjen  për pastrim parash dhe ngriti një akuzë të pabazë për falsifikimit dokumentesh që për mua ishte një akuzë  e ngritur për tu pushuar më pas pasi nuk kishte asnjë provë.

Ndërkohë që lobisti amerikan është marrë nga prokuroria amerikane dhe ka bërë deklarimin para hetuesve duke e kthyer ne prove deklarimin e tij. Me këtë provë të lobistit dhe me deklarimin para publikut të Bashës  të lidh me faktin e ka përdorur para pa burim të pastër për lobimin në Amerikë. Aty ishin deklarimi i lobistiti dhe deklarata publike e Bashës që deri sa këto përputhen përbëjnë një bazë për të dyshuar më tutje“- deklaroi Ristani.