Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i avionit në Milano/ Miliarderi rumun dhe familja e tij mes viktimave, po udhëtonin për një festë pagëzimi


Të tjera detaje kanë dalë nga tragjedia e ndodhur në Milano, ku pas rrëzimit të një avioni humbën jetën 8 persona.

Mediet rumune bëjnë me dije se mes viktimave ishte dhe miliarderi Dan Petresku, gruaja e tij, djali si dhe pesë persona të tjerë.

I njohur si “Miliarderi në hije”, 68-vjeçari Dan Petresku, ishte një ndër njerëzit më të pasur në Rumani. Sipas medieve rumune, pasuritë e tij shkojnë nga një deri në tre miliardë euro. Ai drejtonte një firmë të madhe ndërtimi dhe zotëronte një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare.

Ai ishte dhe pronar i avionit që u rrëzua në San Donato Milanese, në Milano. Në avion me të udhëtonin gruaja e tij Agi, djali Dan Stefano si dhe një familje tjetër, ajo e Filippo Nascimbene-s nga Pavia, 33 vjeç, i cili ishe me gruan dhe djalin e tij të vogël. Së bashku me ta ishte edhe vjehrra e Nascimbene.

Sipas medieve në Itali, grupi po shkonte në Olbia, Sardenjë. Atje Dan Petresku kishte një vilë të madhe dhe pikërisht atje e priste nëna e tij e moshuar, 98 vjeç. Arsyeja e udhëtimit ishte ajo e një feste pas pagëzimit.