Vaksinat e reja Covid-19 do të jenë të nevojshme deri në mesin e vitit 2022 për të luftuar ‘brezin e ardhshëm’ të shtameve të viruseve, thotë CEO i BioNTech
Një vaksinë e re ‘e përshtatur’ për të synuar mutacionet e mundshme të ardhshme të koronavirusit Covid-19 ka të ngjarë të jetë e nevojshme deri në mesin e vitit 2022, sipas kreut të BioNTech, kompanisë bioteknologjike që zhvilloi vaksinën e Pfizer.
Drejtori ekzekutiv i firmës gjermane, Ugur Sahin, i tha Financial Times se variantet e Covid-19 siç është lloji Delta ishin më ngjitëse, por mund të trajtoheshin nga injeksionet përforcuese të vaksinave të tanishme.
Sidoqoftë, ai shtoi se do të shfaqen mutacione që mund të kalojnë përtej mbrojtjes imune të fituar nga vaksina e deritanishme.
“Këtë vit, një vaksinë tjetër është krejtësisht e panevojshme. Por nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të jetë një situatë tjetër.” – tha Sahin, duke shtuar se versionet ‘e përshtatura të vaksinave të tanishme do të nevojiten për të synuar në mënyrë specifike llojet e reja që shfaqen.
“Ky virus do të qëndrojë dhe virusi do të përshtatet më tej duke prodhuar lloje të reja.” – tha ai.
Programet e vaksinimit do të shfaqin dy rryma kryesore vitin e ardhshëm, parashikoi Sahin, me injeksione përforcuese për ata që janë tashmë të vaksinuar dhe një fushatë të vazhdueshme për të çuar vaksinat tek ata që kanë pasur qasje minimale në to deri më tani.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani