Vendosni fjalën kyçe....

Të mërkurën hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane


Aplikimet për Lotarinë Amerikane do të nisin me datë 6 tetor.

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021.

Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes kësaj lotarie.

 

Shqipëria renditet vitet e fundit në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve për t’u transferuar drejt SHBA-ve.  Vitin e kaluar krahas shtetasve shqiptarë, fituan më shumë viza emigruese për të emigruar ligjërisht në SHBA si banorë të përhershëm të ligjshëm aplikantët nga Egjipti, Sudani, Rusia dhe Algjeria.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, duhet që të ruajnë numrin e konfirmimit, pasi do t’iu duhet për të bërë kontrollin e statusit të aplikimit, në momentin që do dalin përgjigjet vitin e ardhshëm.

Duhet të kihet kujdes gjithashtu që të mos aplikohet më tepër së një herë gjatë afatit, në të kundërt do të ketë skualifikime.

Shumica e të interesuarve i bëjnë vetë aplikimet e tyre në faqen e siguruar falas nga qeveria e SHBA-ve.