Të shtëna me armë janë regjistruar në Elbasan pasditen e sotme.
Nga të shtënat raportohet se ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e rreth rrotullimit të luleve në këtë qytet.
Mësohet se pas ngjarjes një makinë është gjetur e braktisur në Balldren. Dyshohet se ajo i përket autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.