Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dy kushërinjve Jushi në Laç, Apeli dënon me burg përjetë Markel Bushin


Gjykata e Apelit ka dënuar përfundimisht Markel Bushin me burg përjetë për vrasjen e kushërinjve Jushi, ngjarje e ndodhur në Laç në vitin 2019. Erjon e Kelvin Jushi, 36 e 30 vjeç, u vranë nga Markel Bushi me 28 prill pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë.

Fillimisht përplasja kishte nisur në një lokal mes kushërinjve Jushi e Vincens Bushit, për disa foto të postuara në Instagram.

Më pas Vincens Bushi ka thirrur në ndihmë dy kushërinjtë e tij, Manuel e Markel Bushi. Ky i fundit ka qëlluar me një pistoletë pa leje dy kushërinjtë Jushi duke i plagosur rëndë.

Ata ndërruan jetë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Për ngjarjen e rëndë u vetëdorëuan Vincens Bushi, Manuel Bushi e Markel Bushi, 28 23 e 25 vjeç ndërsa vetëm ky i fundit ëështë dënuar me burg përjetë.