Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë kishte në avionin që u rrëzua në Kelmend? Çuçi i përgjigjet Alibeajt: S’jam zëdhënës i policisë


Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, ka patur diskutime mbi rrëzimin e avionit në zonën e Kelmendit një ditë më parë.

Ka qenë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ai që e ka përmendur këtë temë, duke i drejtuar pyetje ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. 

Alibeaj e ka pyetur Çuçin se si ka mundësi që policia nuk ka asnjë informacion mbi shtetasit që po udhëtonin me avion apo se çfarë po transportohej me të.

Por Çuçi iu përgjigj shkurt, duke i thënë deputetit demokrat se ai nuk është zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

“Për aksidentin, për pilotët ndëshkimin e ligjit deri në fund, edhe për bashkëpunëtorët e tyre. Nuk dua të bëhem zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit e ka dhënë një deklaratë për këtë punë. Të jeni të sigurt që nuk do të ketë asnjë tolerim.”- u përgjigj ministri.