Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi në emisionin “Opinion” se Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij duke mohuar se është shkarkuar.
“Jo, dha dorëheqjen absolutisht. Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje. Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye”-deklaroi Çuçi.
Ndërsa për emrin e ri që do drejtojë Policinë e Shtetit, Çuçi tha se do zbulohet ditën e nesërme në mbledhjen e qeverisë. Ai nuk përjashtoi që drejtori aktual i Anti-terrorit Gledis Nano të emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. “Nano është një nga kandisurat por ne nesër mbledhim qeverinë”.