Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i financuar nga Soros publikoi ‘Dosjet Pandora’ që pretendon se ekspozoi ‘sekretet në parajsat fiskale’ të liderëve botërorë


Gazetarët pohuan se dokumentet e rrjedhura nga 14 kompani në parajsat fiskale zbuluan ‘sesi sundimi i ligjit është përkulur dhe thyer në të gjithë botën nga një sistem i fshehtësisë financiare të mundësuar nga SHBA dhe kombet e tjera të pasura’.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) ka publikuar Dosjet Pandora, grupi më i madh i të dhënave të rrjedhura në parajsat fiskale, duke akuzuar udhëheqësit botërorë, biznesmenë dhe të famshëm për përfshirje në aktivitete në kompani guaskë.

Konsorciumi, i cili merr financim të përgjithshëm nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, të themeluar nga miliarderi hungarezo-amerikan George Soros, pretendon se dokumentet e sapo publikuara përfaqësojnë ‘ekspozimin më të gjerë të fshehtësisë financiare deri më tani’.

Sipas ICIJ, hetimi përfshiu më shumë se 650 gazetarë nga 117 vende. Raportohet se përfshin 11.9 milionë dosje të rrjedhura ‘që mbulojnë çdo cep të globit’.

Dosjet sugjeruan se SHBA është ‘parajsa kryesore e taksave’ në botë. Sipas raportit, vetëm shteti i Dakotës së Jugut aktualisht po strehon miliarda dollarë pasuri të lidhura me njerëzit që janë akuzuar për krime financiare.

“Asnjëherë nuk ka pasur asgjë në këtë shkallë dhe kjo tregon realitetin e asaj që kompanitë në parajasat fiskale mund të ofrojnë për të ndihmuar njerëzit të fshehin para të dyshimta ose të shmangin taksat”, tha Fergus Shiel nga ICIJ.

Gjetjet shpërthyese të hetimit ndërkombëtar u botuan pesë vjet pas Panama Papers të ICIJ, të cilat cituan dokumente që dyshohet se i përkisnin firmës ligjore panameze Mossack Fonseca që pohonin se disa udhëheqës kombëtarë dhe të besuarit e tyre kishin përdorur bankat në parajsat fiskale për të fshehur pasuritë e tyre.

Hetuesit pretendojnë se kanë zbuluar marrëveshje sekrete dhe pasuri të fshehura të rreth 35 udhëheqësve të tanishëm dhe ish-liderë dhe mbi 300 zyrtarëve të rangut të lartë.

Në të njëjtën kohë, vërtetësia e të dhënave nuk është konfirmuar, me Mossack Fonseca që kundërshton ta bëjë këtë dhe akuzon gazetarët se kanë kryer një krim.