Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 300 kg kanabis në Malin e Zi, po transportoheshin me cisternë nga Shqipëria në Bosnje


Rreth 300 kg kanabis janë kapur nga autoritetet doganore në Podgoricë të Malit të Zi.

Droga kishte hyrë nga Shqipëria dhe ishte fshehur në kamionin cisternë dhe kishte destinacion Bosnjë Herzegovinën bëjnë me dije mediat në vendin fqinj.

Pasdite, një cisternë erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme “, tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës, për TVCG. në posedim të një shtetasi të Bosnjës dhe Hercegovinë.