Vendosni fjalën kyçe....

Masakrimi i gruas te Liqeni i Sharrës në 2019-ën, dënohet me burgim të përjetshëm kunati i saj


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e kishte dënuar me burg përjetë të pandehurin Dashamir Xhepa, i akuzuar se vrau kunatën e tij, Lirie Xhepën.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 shkurt 2019, kur trupi i pajetë i 49-vjeçares Lirie Xhepa u gjet pa shenja jete në një kanal në afërsi të liqenit të Sharrës. Ajo ishte qëlluar me 3 plumba dhe përveç kësaj kishte edhe dëmtime të tjera në kokë dhe fytyrë, si pasojë e goditjeve me mjete të forta.

Lidhur me ngjarjen, u arrestua 2 javë më vonë, kunati i viktimës, Dashamir Xhepa. Pas ngjarjes ai ishte larguar në drejtim të qytetit të Peshkopisë, ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.

Xhepa u ndalua ndërsa ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Lirie Xhepa ishte nëna e katër djemve.