Një 37-vjeçar shtë arrestuar sot në Sarandë nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e 37-vjeçarit i cili punonte si infermier, policia gjeti një sasi kokaine, një dorezë, 2 thika dhe një shkop metalik.
Personi i dyshuar është identifikuar si Flaugert Laraj, me profesion infermier në spitalin e Delvinës.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasit K. B., 20 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, që ky shtetas e posedonte pa leje.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.