Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret kryetaren e OSBE-së në takim: Vlerësova përpjekjet për krijimin e një rajoni më të sigurt për të gjithë


Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ann Linde.

Sikurse bën me dije vetë Meta, në fokus të diskutimit të tyre ka qenë roli, përpjekjet dhe angazhimi me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.

Meta e falenderoi zonjën Linde për mbështetjen e ofruar nga Suedia në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.
Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.
E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.”-
shkruan presidenti Meta.