Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Arno Riedel


Këtë të martë, presidenti Ilir Meta ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, ambasadorin Arno Riedel.

Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, miqësinë tradicionale mes popujve tanë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Siç thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit në Presidencë, Meta vlerësoi gjithashtu kontributin e shoqatës në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin e saj.

Kreu i Shtetit falenderoi Ambasadorin Riedel “për përkushtimin në ndihmë të familjeve të varfra të Veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale ‘Peter Mahringer’ në Shkodër”.