Vendosni fjalën kyçe....

Protestë në Shkodër kundër rritjes së çmimit të energjisë e të ushqimeve


Një grup qytetarësh kanë zhvilluar sot një protestë në Shkodër kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike e ushqimeve.

Protesta është zhvilluar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dega Shkodër. Dhjetëra qyterarë u mblodhën në sheshin para bashkisë dhe i kërkuan qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të energjisë dhe të mos lejohet rritja e mëtejshme e tij.

Po kështu ata kërkuan uljen e çmimeve për ushqimet si dhe rritjen e pensioneve.

Protesta zgjati rreth 30 minuta e mes qytetarëve që dolën në shesh kishte pensionistë, sindikalistë, studentë, përfaqësues të biznesit të vogël, persona të trajtuar me ndihmë ekonomike, si dhe qytetarë të thjeshtë.

*Video Credit: Balkanweb