Vendosni fjalën kyçe....

“Qava mbrëmë për 2 orë”- Britney Spears falënderon fansat për përpjekjet për ta liruar nga kujdestaria e babait


Këngëtarja Britney Spears i ka falënderuar fansat e saj për fushatën disavjeçare “#FreeBritney”, për ta liruar atë nga kujdestaria e të atit.

Më në fund pas 13 vitesh, Britney po lirohet nga kujdestaria e babait, i cili kishte kontroll mbi çështjet e saj të biznesit, shëndetit e akoma më shumë, që pas një marrëveshjeje ligjore të vendosur në vitin 2008.

Këngëtarja shkruan në “Twitter”: “Unë nuk kam fjalë për ju dhe qëndrueshmërinë tuaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria.

 Jeta ime tani po shkon në atë drejtim! Unë qava mbrëmë për dy orë, sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë. Unë i ndiej zemrat tuaja dhe ju e ndieni timen … këtë e di që është e vërtetë!”

Kujtojmë se në seancën e fundit gjyqësore, gjyqtarja Brenda Penny i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare, që Jamie Spears kishte mbi të bijën.

Gjyqtarja në vend të kujdestarisë së Jamie Spears, la një kujdestari të veçantë me John Zabel, një kontabilist i zgjedhur nga ekipi ligjor i Britney-t.

Ndërkohë një seancë për të diskutuar përfundimin e kujdestarisë është caktuar më 12 nëntor.

Lëvizja “#FreeBritney” filloi që pasi u vendos për herë të parë kujdestaria ndaj saj, por mori një vrull të madh në vitin 2019, kur një grup fansash filluan të vinin në dyshim mirëqenien e këngëtares. Që nga ai vit deri më sot, janë zhvilluar protesta të shumta me qëllimin e vetëm për të liruar këngëtaren nga kujdestaria.