Vendosni fjalën kyçe....

UEFA bën gabimin fut Kosovën brenda hartës së Serbisë në prezantimin e logos së EURO2024 (Video)


UEFA ka publikuar ditën e sotme logon e EURO2024 por në hartën e vendeve evropiane ka bërë një gabim “trashanik”.

UEFA ka futur brenda hartës së Serbisë edhe Kosovën edhe pse e njeh si një përfaqësuese më vete.

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa një ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.