Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në qendër të Athinës, ku dyshon policia greke? Hapen dosjet e së shkuarës mbi shtëpitë publike


Të tjera detaje zbulohen lidhur me ekzekutimin e 39-vjecarit shqiptar në Athinë. Policia greke po heton mbi dyshimet se i ndjeri, Dikenc (Kristo) Halili kishte në zotërim shtëpi publike në Athinë.

Halili ishte i njohur ndryshe me pseudonimin “Keli”, dhe ishte pronar i Bar “Dejavu” në Athinë.

Me frikën kryesore se kjo vrasje mund të hapë një “cikël gjaku” të ri midis anëtarëve të krimit të organizuar dhe veprimeve hakmarrëse, hetuesit po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë se vrasja e shqiptarit mund të jetë e lidhur me një hetim të vitit 2017 mbi shtëpitë publike.

Siç raportojnë mediet greke, Policia ka nxjerrë nga arkiva edhe një dosje të 11 viteve më parë, kur mjetit të 39-vjecarit nga Tepelena i ishte vendosur lëndë eksplozive.

Emri i 39-vjeçarit përmendet në një dosje gjyqësore të përgatitur më 20 mars 2012 nga Departamenti i Sigurisë në Omonia për aktivitetet e një grupi grabitësish shqiptarë që kishin nën kontrollin e tyre rreth 30 bordello që ndodheshin në rrugën Iasonos, në qendër të Athinës. Disave prej të cilave u kishin vënë zjarrin.
Sipas hetimit, grupi ishte aktiv në zonë për shtatë vjet dhe zhvati 60 euro për secilën nga 30 bordellot, gjithsej 1,800 euro në ditë, pra qarkullimi i tyre vjetor arrinte në 600,000 euro.

27 persona, mes të cilëve biznesmenë, policë, avokatë, dyshohet se ishin të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me mbrojtjen e rreth 1000 klubeve të natës, bordellove, klubeve.

Policia po heton mundësinë që shqiptari i vrarë dhe disa nga bashkatdhetarët e tij të kenë provuar të marrin pjesë ose të kenë sukses në dy vitet e fundit në këtë sistem të “mbrojtjes” së bordellove. Dhe kështu ndoshta, kanë lindur konflikte për shkak të interesave të kriminelëve.