Vendosni fjalën kyçe....

Adriana Kalaja: Aleanca arriti fitoren e parë për Teatrin


Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë quajtur fitore vendimin e Gjykatës Administrative për pushimin e çështjes së Teatrit Kombëtar.

Avokatja Adriana Kalaja tha se aleanca kishte luftuar që çështja të mos gjykohej nga kjo gjykatë, pasi nuk është kompetencë e saj. Në fund Kalaja tha se protesta do vijojë derisa përgjegjësit të dalin para ligjit.

“Sot ju komunikojmë një lajm të rëndësishëm, siç e shikoni jemi në gjykatën Adminsitrative Tiranë, ku sapo u mor vendimi për pushimin e çështjes, për të cilën ne kemi luftuar shumë. Sepse kjo gjykatë nuk është kompetente për të.

Kjo është fitorja e radhës e Aleancës Qëndrestare të Teatrit, e qëndrestarëve që nuk heqin dorë. Kjo është protesta reale e të drejtave që i kemi të garantuara me Kushtetutë.

Nuk do ishim këtu nëse nuk do qëndronim fort në kërkesat tona, nëse nuk do shkonim pranë SPAK-ut për të denoncuar këta shërbëtorë të pushtetit, nëse nuk do shkonim në Gjykatën e Apelit.

Ne ju garantojmë se megjithëse këta shërbëtorë të pushtetit u detyruan nga ne të hiqnin dorë nga gjykimi dhe ne nuk heqim dorë sepse duam që këta njerëz të paguajnë, pasi kanë krijuar një situatë të pamoralshme në sistemin shqiptar duke dashur të thonë se në Shqipëri asgjë nuk bëhet me protesta.”– tha Kalaja.