Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen shtatë persona në Tiranë


Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë së fundmi.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si dhunë në familje, falsifikim dokumentesh, kultivim lëndësh narkotike e drejtim mjeti në gjendje të dehur e pa patentë.

Njoftimi

“Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij;

  1. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;

R.P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.”