Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tre persona në Lezhë


Tre persona janë arrestuar në Lezhë. 20-vjeçari me iniciale M.Gj., është ndaluar pasi akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Një 41-vjeçar është ndaluar në Mamurras pas akuzohet për dhunë në familje.

Një 18-vjeçar është ndaluar në Mirditë pasi është përplasur me një mjet tjetër duke lënduar tre persona.

Njoftimi

“DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin M.Gj., 20  vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit “, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M.P., 41 vjeç, banues Fushë Mamurras, Kurbin pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.P.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.M., 18  vjeç, banues në Mirditë, pasi në hyrje të Rrëshenit duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka humbur kontrollin duke goditur automjetin tip “Fiat” , ku për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasit P.P., dhe L.P. dhe T.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”