Një ditë pas dorëheqjes së Ardi Veliut, mësohet se kush do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit.
Sipas “News 24”, në këtë detyrë është emëruar Gledis Nano, i cili ka 20 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.
Nano ka mbajtur së fundmi detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Ky vendim vjen një ditë pas letrës së dorëheqjes që Ardi Veliu i dorëzoi kryeministrit Edi Rama, ku kërkonte të largohej nga detyra me qëllim për t’iu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve.