Vendosni fjalën kyçe....

Kapen tre persona në Fier, për çfarë akuzohen


Tre persona janë arrestuar në Fier së fundmi. 24-vjeçari me iniciale Th.Ç., banues në Levan është ndaluar pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Një 39-vjeçar me iniciale O.B., është arrestuar pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë policinë.

Ndërsa një tjetër person është kapur pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe me ullinj.

Njoftimi

“Fier

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, një për kultivim të bimëve narkotike, një për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe një për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Procedohet penalisht një shtetas për zjarrvënie.

  • Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, Fier, në tokën e shtetasit Th. Ç., gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. Ç., 24 vjeç, banues në Levan, Fier.
  • Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, për motive të dobëta ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
  • Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 48 vjeç, banues në Divjakë, pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
  • Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin F. D., banues në Kasnicë, Patos, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”