Mbesa e diktatorit italian Benito Musolini duket se do të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet lokale në Romë.
Sipas një numërimi pothuajse përfundimtar të mërkurën, Rachele Musolini e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia) ishte kandidatja më e popullarizuar.
47-vjeçarja kishte marrë më shumë se 8,200 vota pasi votat u numëruan në më shumë se 97% të vendvotimeve në kryeqytetin italian.
Në zgjedhjet komunale, votuesit italianë mund të zgjedhin një listë ose të shënojnë emrat e kandidatëve.
Por zonja Musolini, e cila do të shërbejë në mandatin e saj të dytë si këshilltare e qytetit, këmbënguli se mbiemri i saj nuk kishte asnjë lidhje me popullaritetin e saj.
Por zonja Musolini, e cila do të shërbejë në mandatin e saj të dytë si këshilltare e qytetit, këmbënguli se mbiemri i saj nuk kishte asnjë lidhje me popullaritetin e saj.
“Personi është më i rëndësishëm se mbiemri, sado i rëndë të jetë”, tha ajo për gazetën italiane La Repubblica.