Vendosni fjalën kyçe....

Merkel: Nuk besoj në caktimin e datave për hapje negociatash, do shtohej presioni te BE


Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë këtë të mërkurë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së saj pas samitit të mbajtur në Slloveni, zonja Merkel tha se nuk beson në caktimin e datave.

“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet.”– u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni, citon Reuters.

Sipas saj, një afat “do ta vendoste BE-në nën presion”, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve, apo jo.