Vendosni fjalën kyçe....

Pankarta ironike në protestën para Kryeministrisë: “Faleminderit NUSR_ EDI”


Aktori i humorit Florian Binaj është paraqitur në protestën e sotme me një pankartë në të cilën shkruhej “Faleminderit Nusr_Edi”, duke i kujtuar kryeministrit Edi Rama darkën e famshme të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë.

“Jeni të mrekullueshëm. Jemi të gjithë për të njëjtën çështje, sepse për çdo veprim që bën qeveria paguajmë ne. Nuk është e drejtë. Bravo shumë të gjitëve që jeni këtu dhe faleminderit që keni ardhur.”– tha Binaj.

Më pas, të njëjtën pankartë e prezantoi edhe një zonjë e cila e konsideroi kryeministrin “kryehajdut”.

“Ju lutem mor njerëz, nuk kemi lekë me hangër bukë e jo me pagu taksat e Edi Ramës, drogën e Edi Ramës.”– tha zonja.

Një tjetër protestues theksoi se janë mbledhur sot para Kryeministrisë, pasi nuk kanë ndërmend të paguajnë gjithmonë qytetarët për krizat e qeverisë.

“Jemi mbledhur pa asnjë arsye politike, që qeveria të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, që në rast krizash të ulë shpenzimet/blerjet e saj dhe të ndihmojë qytetarët e varfër.

Nuk mund të vazhdojë të paguajmë ne për çdo krizë të qeverisë. Ne jemi sovrani.”– tha protestuesi.

Ndërkohë turma vijon në kor të bërtasë: “Qeveri hajdute”.