Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Qeveria po i jep 900 milionë lekë Veliajt për Teatrin, prishja ishte e paligjshme


Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, nënkryetarja e PD-së Tabaku tha se është dakord me dekretine presidentit Meta lidhur me Aktin Normativ.

Sipas Tabakut, Akti Normativ i prezantuar nga ministrja Denaj në qershor 20121 nuk ka asnjë lidhje me stimulin ekonomik siç pretendohet.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë. 1 miliard lekë për AKSHI-n apo 1 miliard lekë për dronet që blihen nga Turqia. Ne mund të mblidhemi kur të doni për pandeminë dhe rindërtimin por nuk kemi një Akt Normativ  për këtë çështje, por për disa çështje” – tha Tabaku.

Sipas demokrates, zërat për infrastrukturën rurale, infrastrukturën rrugore apo ujësjellësin nuk kanë pse të merren me një Akt Normativ që kërkon vëmendje për pandeminë. Ajo shtoi më tej se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar ia ka hequr të drejtën Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar Teatrin Kombëtar.

“Qeveria do t’i japë 900 milionë lekë Bashkisë Tiranë për Teatrin me kullë dhe na e shet si buxhet për pandeminë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim për Teatrin Kombëtar, prishja është ilegjitime, prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës. Për çfarë arsye i kaloni Bashkisë Tiranë 900 milionë lekë për Teatrin Kombëtar, kur vendimi për prishjen është antikushtetues dhe prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës.” – shtoi Tabaku.