Vendosni fjalën kyçe....

Tha se PD ka organizuar protestën, Ambasada Amerikane korrigjon njoftimin


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka korigjuar njoftimin e saj për shtetasit e vet, të cilët i paralajmëron që t’i shmangen protestës së sotme para Kryeministrisë.

Pasi Partia Demokratike e mohoi të ishte organizatore e protestës për “Syri TV”, në njoftimin e ambasadës u hoq fjalia ku përmendej kjo forcë politike.

faqen e saj, ambasada i bën thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të shmangin zonën ku do të zhvillohet tubimi.

“Kjo protestë mund të zhvendoset në zona të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të mbahen në zona të tjera të qytetit.

Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Si ishte në fillim

Pas korrigjimit

Shoqëria civile ka paralajmëruar për protestë sot në orën 17:00, përpara godinës së Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit.

Opozita ka thënë se do i bashkohet kësaj proteste./ Hashtag.al