Vendosni fjalën kyçe....

“Ti i pari, Jo ti i pari” – Rama dhe Rutte “sherr” kush do i lirojë rrugën tjetrit (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar paraditen e sotme pamjet nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë video tregohen momentet kur Rama hyn në godinën, ku do të mbahet samiti, si dhe momente të takimeve me disa prej liderëve të vendeve të BE apo të rajonit.

E pikërisht në hyrje, Rama ishte i shoqëruar nga homologu i tij holandez, Mark Rutte, me të cilin pati edhe një moment gazmor.

Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti dhe mes tyre nisi debati: “Ti i pari”, “Jo, jo, jo, ti i pari”.

Kokëfortësia i bëri të dy ata që të bënin hapa pas, derisa në fund u dorëzua kryeministri holandez. Ky moment u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit.

Në Samitin e Brdo-s në Slloveni, liderët e Ballkanit dhe të BE-së do të diskutojnë mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.