Vendosni fjalën kyçe....

“7 propozime urgjente që kemi për zbutjen e krizës ku ndodhet vendi” – Basha


Kreu i PD-së propozoi shtatë masa urgjente që duhen marrë nga qeveria për zbutjen e krizës në të cilën ndodhet vendi.

Basha tha se qeveria Rama nuk ka mbajtur përgjegjësi për dështimet e saj në tetë vite dhe as nuk ka për të mbajtur në vijim.

Ai përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama e ministrave të tij për tenderat korruptivë, koncesionet e PPP-të që po varfërojnë edhe më shujmë vendin, tashmë në krizë të thellë.

“Rritja e çmimeve ka qëllim vetëm mbushjen e gropave që ka hapur duke ia kaluar barrën familjeve shqiptare. Atij i duhet një krizë tjetër për të mbuluar krizën në të cilën e ka futur vendin.

Borxhi publik është jashtë kontrollit për shkak të koncesioneve e PPP-ve që bëni me oligarkët tuaj. Me korrupsionin e shpërdorimin e pasurive publike u keni grabitur miliarda euro shqiptarëve. Kjo qeveri nuk ka mbajtur përgjegjësi për dështimet e saj në 8 vite e nuk ka s’i të mbajë tani. Gjysma e vendit jeton në varfëri me më pak se 5 dollarë në ditë. Gjysma e të ardhurave shkon për ushqime. As qytetarët dhe as ne nuk e presim reflektimin tuaj. Duhen marrë disa masa emergjente.

Heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër karburanti.

Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet.

Të faturohet sasia e konsumi i energjisë nga oligarkët që ju kanë në patronazhim.

Subvencionimi i çmimi të enegjisë për qytertarët.

Ulja e shpenzimeve luksoze të OSHEE-së e KESH-it.

Ristrukturimi i buxhetit për ta vënë në shërbim të qytetarëve e ekonomisë e ju pushtetarëve.

Më shumë para për shtresat në nevojë.

Këto nuk janë zgjidhje afatgjatë, pasi na duhen reforma strukturore në të gjitha fushat që në 8 vite nuk deshët e nuk ditët t’i bëni dhe nuk presim që t’i bëni tani.”