Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Janë 1.7 milionë vaksina në trupat e qytetarëve, të tjera po vijnë


Zv.kryeministri Ahmetaj iu përgjigj kreut të PD-së, Basha, lidhur me shtatë propozimet e tij për zbutjen e krizës.

Numri dy i qeverisë tha se qeveria nuk ka fshehur vdekjet gjatë pandemisë dhe se falë masave të saj janë shpëtuar mijëra jetë nëpërmjet vaksinave dhe janë shpëtuar mbi 50 mijë vende pune falë ndihmës.

“Janë 1.7 milionë vaskina në trupat e shqiptarëve që kanë bërë të shpëtojnë jetë. Deri në fund të vitit do vijnë 3 milionë vaksinat të tjera dhe vazhdojmë të vaksinojmë përditë. Vendet e tjera presin pas dyerve për vaksina. E njëjta gjë ndodhi edhe për tërmetin. Ne nuk jemi Zoti që ta ndalojmë këtë gjë, poër përgjigjen po. Dhe ne e bëmë si duhet. Shteti është gradualitet, nuk bëhet për një ditë. Ulja e TVSH-së nuk e zgjidh krizën, e kemi provuar këtë. Vendi po njeh rritje ekonomike. 50 mijë vende pune shpëtuan nga masat e qeverisë gjatë pandemisë. Ne nuk duhet të tallemi me shqiptarët duke u folur me emocione. Ne nuk kemi fshehur asnjë vdekje se ju të dhënat i keni marrë nga institucionet shtetërore.”