Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve paralajmëron qytetarët shqiptarë: Lotaria amerikane është falas, mos bini pre e mashtrimeve


Një ditë pas hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një paralajmërim për qytetarët shqiptarë.

Ambasada sqaron përmes një njoftimi në “Facebook” se aplikimi për lotarinë është falas dhe i paralajmëroi qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe të harxhojnë më kot para.

“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/”- shkruhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se aplikimet për lotarinë amerikane 2021-2022 u hapën një ditë më parë dhe të gjithë të interesuarit do të kenë kohë që të aplikojnë deri në mesditën e 9 nëntorit 2021.

Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës e fitojnë kartën jeshile përmes kësaj lotarie.

Shqipëria renditet vitet e fundit në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve për t’u transferuar drejt SHBA-ve.