Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadat e SHBA-ve dhe Rusisë në Tiranë përplasen në “Facebook” për “Lirinë e Shtypit”


Dy ambasadat e SHBA-ve dhe Rusisë në Tiranë janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë lidhur me lirinë e medieve.

Gjithçka ka nisur me një postim në “Facebook” të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila akuzonte mbrëmë Rusinë se po shtyp median e pavarur duke përmendur dy gazetare dhe aktiviste të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova si dhe gazetarin amerikan, Paul Klebnikov. Të dy gazetaret kritike të pushtetit, janë vrarë për shkak të detyrës së tyre në rrethana misterioze. E njëjta gjë ka ndodhur me Klebnikov.

“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën.”– shkruan Ambasada e SHBA-ve.

Ama Ambasada Ruse nuk ka heshtur, duke reaguar edhe ajo sot me një postim.

“Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia.

Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne.”– shkruhet në postimin e Ambasadës së Rusisë.


Komentet për të cilat e ka fjalën ambasada e Rusisë, që e kanë dhënë përgjigjen për të, nuk e fshehin dozën e humorit dhe ironisë ndaj diplomatëve amerikanë.

“Hahahaha juve ja kaloni Rusisë për dezinformimi e mashtrim. Normalisht Koreja e Veriut mund të ju konkurrojë”- thotë një komentues.

“Ambasada në Tiranë merret me situatën e shtypit rus.  Mos keni ngatërruar email, keni hap email e Moskës.”– vijon një tjetër.

DISA NGA KOMENTET: