Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikollës që kryeministrit Edi Rama t’i vihet përpara një gotë me ujë plot, në mënyrë që të mos i thahet fyti, kur detyrohet stë thotë gënjeshtra.
“Zonja kryetare po e nis me procedurë, të lutem herën tjetër kryeministrit vendosni gotën me ujë përpara se e kishte fytin e thatë. Se ndoshta e ndihmon, ndoshta jo.
Sepse nëse përsëritja e fakteve dhe të vërtetave është nëna e dijes, dalja këtu përpara për të thënë të njëjtat gjëra që thashë unë, por të shtrembëruara, është nona e të keqes, edhe baba e të keqes nëse doni.
Shikoni pak të dashur qytetarë se ku e zhvendos një debat për ju, shiko si e zhvendos në një kacafytje dhe protagonizëm persona, n jësoj si ën ditët e para të pandemisë ku na dilte edhe kur hapnim frigoriferin. Shikoni si e koncepton politikën ky, nëse i drejtohet opozitës moratorium heshtje, sepse ka frikë nga e vërteta.”- tha Basha menjëherë pas fjalimit të Ramës, i cili u largua nga Kuvendi.
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij, deklaroi se 5 shtete në samitin e Sllovenisë kanë vendosur që të mos hapin negociatat me vendin tonë, edhe nëse Bullgaria vendos që të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Sipas Bashës, 5 shtetet e BE-së po tregohen të pasinqerta me shqiptarët, pasi duhet të thonë se mos-hapja e negociatave bëhet për shkak se vendi ynë është kthyer në një nyje të trafikut të drogës.
“Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur që nesër Bullgaria t’ia heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas atij raporti sepse nuk kanë në krye një kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit që u zhvat ju, nga xhepat tuaj.
Ju çon në kufij të mjerimit, pastaj t’ua blej votën, si Lukashenko. Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite në krye, ky na rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës, njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë.”- tha Basha.
Në Slloveni 5 vende me shtetë kanë vendosur që të mos hapin negociatat edhe nëse Bullgaria vendos që të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse vendin e drejton një Lukashenko.