Qeveria franceze vlerësoi sot se ende nuk ka ardhur koha për të lehtësuar masat kufizuese kundër COVID-19, pavarësisht rënies së numrit të rasteve.
Megjithëse incidenca e rasteve brenda javës ka rënë në një mesatare nën 50 raste për 100 000 banorë, ka ende rritje të lokalizuara.
Për më tepër, ka shqetësime se virusi do të përhapet më lehtë pasi të fillojnë muajt e ftohtë të vjeshtës dhe dimrit.