Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj thirrje në Kuvend: Kërkojini spiunëve të sigurimit të lënë Akademinë e Shkencave


Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ngriti shqetësimin në Kuvend për atë që e quan përpjekje për asgjësim të Qendrës Albanologjike shqiptare.

“Në tentativë është një përpjekje për të asgjësuar Qendrën Albanologjike shqiptare me kërkesë të Skënder Gjinushit i cili i ka dërguar shkresë zotit Agaçi që të përgatisë një projektvendim. Arsyeja me gjasë është se i keni dhënë goxha lek si ylyfe për Historinë, Enciklopedinë, Fjalorin dhe s’ka me se i bën ndaj i duhen institutet dhe punëtorët shkencorë në varësi!” – shprehet Gjekmarkaj.

Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të largojë nga administrata dhe Akademia e Shkencave punonjësit që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

“Nëse dëshironi të bëni vërtet një gjest purifikues kërkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunët e sigurimit të shtetit inicialet e të cilëve i botoi dje një gazetë pranë qeverisë! E kuptoj nostalgjinë e Enverisëtve dhe Ramizistëve për të marrë çfarë u la Enveri ndaj për ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqipëria në 30 vjet liri se prodhoi dot! Ndoshta me moton Akademia buzëqesh Gjinushi serbes!”– tha Gjekmarkaj.