Vendosni fjalën kyçe....

Koalicioni në Gjermani: Të Gjelbrit favorizojnë negociatat me SPD & FDP, po nuk e refuzojnë bllokun e Merkelit ende


Të Gjelbrit të Gjermanisë thanë se deri më tani kanë gjetur më shumë gjuhë të përbashkët me Social Demokratët dhe FDP në negociatat për të formuar qeverinë e ardhshme dhe për të zëvendësuar Angela Merkel si kancelare.

Bashkëdrejtuesit e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock dhe Robert Habeck, folën me gazetarët pasi mbajtën raundin e parë të bisedimeve me Social Demokratët (SPD), Partinë e Lirë Demokratike (FDP) dhe bllokun e qendrës në largim të Kancelares Angela Merkel, Bashkimin Kristian Demokrat (CDU) dhe Unionin Kristian Social të Bavarisë (CSU).

SPD doli e para me 25.7% në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit, e ndjekur nga CDU me një rezultat të ulët historik prej 24.1%.

Të Gjelbrit përfunduan të tretët, pavarësisht nga disa sondazhe të hershme që treguan se do të paraqiteshin shumë më mirë, dhe FDP doli në vendin e katërt.

“Ne kemi folur gjithmonë me të gjitha palët me respekt, objektivitet, konstruktivitet dhe në frymën e besimit.” – tha Baerbock për bisedimet mes palëve.

Ajo tha se vendi nuk mund të përballojë që formimi i qeverisë të shtyhet shumë në kohë.Gjermanët e quajnë një aleancë të mundshme mes të Gjelbërve, FDP-së dhe SPD-së ‘koalicioni i semaforit’, duke iu referuar ngjyrave kryesore të tri partive.

Marrëveshja mund të jetë e vështirë të arrihet sepse FDP kërkon taksa më të ulëta dhe një ulje të shtetit të mirëqenies, ndërsa të Gjelbrit favorizojnë rritjen e taksave për t’i përdorur të ardhurat për programe sociale më bujare.