Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: 140 deputetët t’u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen


Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje deputetëe që t’u kërkojnë qytetarëve të vaksinohen.

Ajo tha se qeveria ka siguruar vaksinat e duhura duke njoftuar ardhjen e të tjerave që sipas saj do e çojnë vendin në një tjetër nivel vaksinimi

Manastirliu theksoi se vaksinat janë të certifikuara dhe se janë miratuar nga institucionet ndërkombëtare.

“Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi sot është vaksina. Nuk do të ishte turp, as lëshim, as humbje, as dorëzim, as tërheqje, sikur çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme, hapësirën në media, në rrjetet e veta sociale, për t’u bërë një thirrje të sinqertë qytetarëve: Vaksinohuni. Luftës për jetën, i bëjnë dëm deklaratat e hedhura pa teklif, sa nga dritaret e rrjeteve sociale, e ndonjëherë edhe nga deklaratat e të papërgjegjëshmve për fat të keq edhe në këtë sallë, për “vaksina të pasigurta”. Luftës për jetën e qytetarëve i bëjnë dëm edhe thirrjet për të nxirë dhe shtrembëruar realitetin e spitaleve, duke i bërë njerëzit të hezitojnë, dhe ta mbajnë frymën në spital, atëherë kur mund të jetë tepër vonë. Edhe debatet shterpë që nuk lënë gjë pa e përdorur për politikën e ditës, apo sinkronin e mbrëmjes, nuk i shërbejnë luftës për jetën, që stafet tona po e zhvillojnë prej gati dy vitesh. Akti normativ që miratojmë sot, i hap rrugë sigurimit në një kohë shumë të shpejtë, brenda 3 muajsh, të 500 mijë vaksinave Pfizer, seria e parë e të cilave vjen brenda tetorit. Vaksnimi mbetet sfida. Natyrisht, procesin e kanë vështirësuar hapësira e paarsyeshme që u dhurohet konspiracionistëve; vetëpërmbajtja e munguar e analizuesve të gjithçkasë, e gjithologëve që ngrenë pikëpyetje mbi vaksina të certifikuara dhe miratuara për përdorim nga organizma prestigjiozë ndërkombëtarë ku punojnë ekspertët më të mirë në botë. Ne jemi gati të ecim tashmë me një marsh më shumë, me vënien në zbatim të fazës tjetër të planit tonë të vaksinimit.” – tha Manastirliu.