Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi pret në zyrë ambasadorin e ri britanik: Mirëpres të bashkëpunojmë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar sot me ambasadorin e ri britanik, Alastair King-Smith.

“Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Z. Alastair King-Smith. Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona.”- shkruan zonja Kryemadhi e cila ka publikuar disa foto nga ky takim.

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë, ka nisur një tur takimesh me politikanët dhe zyrtarë të lartë në Tiranë. Vetëm dy ditë më parë u takua me kryeministrin Edi Rama.