Vendosni fjalën kyçe....

Namik Dokle e bashkëshortja preken nga COVID-19: Prej shtatë ditësh po luftojmë kundër përbindëshit të kohës


Ish-kryetari i Kuvendit dhe shkrimtari Namik Dokle është infektuar me Covid 19. Lajmin e bëri të ditur vetë Dokle përmes një postimi në Facebook, ku e quan virusin një ‘përbindësh’ më të cilin së bashku me bashkëëshorten po e luftojnë prej 7 ditësh.

Përmes këtij postimi, Dokle njoftoi gjithashtu se ishte duke shkruar romanin e tij të ri, në të cilin flet edhe mbi koronavirusin.

“HAKMARRJA E COVIDIT…
Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfond këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.
Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)
Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që ‘luftojmë’, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë.
Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”-
shkruan Dokle.