Policia e Tiranës po punon për shoqërimin në komisariat të protestuesve, që kundërshtuan një ditë më parë përpara Kryeministrisë rritjen e çmimeve si rezultat i krizës energjetike.
Në një njoftim të policisë bëjet me dije se katër qytetarë kanë bllokuar rrugën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe se po punohet për shoqërimin e tyre.
“Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.”- bën me dije Policia.