Një hetim zyrtar thuhet se është duke u zhvilluar në Rusi pasi Garda e Nderit e ushtrisë mori pjesë në dasmën e një pasardhësi të ish-dinastivë Romanov.
Të hënën, faqja e lajmeve Regnum e Moskës raportoi se zyrtarët në qytetin e dytë të Rusisë panë praninë e ushtarëve të Gardës së Nderit në dasmën e parë Romanov, brenda vendit për mbi 100 vjet.
Fotografitë e ngjarjes tregojnë personelin ushtarak që qëndron në pozicion nderi brenda vendit me mysafirët e të porsamartuarve, Duka i Madh George Romanov dhe bashkëshortja e tij italiane Victoria Bettarini. Një fotografi tjetër nga ceremonia tregon ushtarët që bëjnë një tunel mbi çiftin e martuar me shpatat e tyre të ngritura lart.
Menjëherë pasi u publikuan fotot e ditës së madhe, kritikat për praninë e forcave të armatosura në dasmë filluan të vërshojnë në të gjitha mediat sociale.
Gazetari ushtarak Vladislav Shurygin shkroi: “Qëkur Garda e Nderit ka filluar të punojë në ahengje të të gjitha llojeve? Apo kjo është moda tani? Apo dikush ka paguar para të mira për këtë vallëzim me shpatë?”
Qindra pjesëmarrës nga Rusia dhe jashtë shtetit erdhën për të parë ngjarjen ekstravagante dy ditore, e cila u zhvillua pak më shumë se një shekull pasi të afërmit e dhëndrit, Car Nikolla II dhe familja e tij, u vranë nga një skuadër pushkatimi bolshevike në Ekaterinburg, duke shënuar në fakt fundin të dinastisë 300-vjeçare Romanov.
Sipas shërbimit të shtypit të Qarkut Ushtarak Perëndimor, kompania e veçantë Gardës së Nderit ka për qëllim pritjen dhe përcjelljen e zyrtarëve të shtetit, qeverisë dhe ushtrisë, si dhe të marrë pjesë në ngjarje festive apo ceremoniale në qytet.
Zyra e komandantit ushtarak në Shën Petersburg nuk ka pranuar të komentojë mbi praninë e Gardës së Nderit në dasmë, raporton faqja ruse e lajmeve Znak.