Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 7 të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se dita ditës bëhet edhe më e qartë se zgjerimi bëhet një retorikë e BE-së duke mbajtur të njëjtin qëndrim si në Samitin e djeshëm për integrimin.
“Në përgjithësi për sfidat që po bëhen gjithmonë më tepër të ndërlidhura. Mendoj se po bëhet më e qartë se zgjerimi është përherë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin që përdorej vite më parë dhe nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë kohë.
Në të njëjtën kohë është shumë e qartë se Ballkani Perëndimor është një realitet i rëndësishëm për BE, dhe kjo është një arsye se pse disa vende skeptike janë më të hapura ndaj idesë për të nxitur sa më shumë brenda afatit të shkurtër që ka mbetur në trysni nga vendet e BE për shkak të populizmit të së djathtës ekstreme.
Ato ndikojnë shumë qeveritë e më duruara në BE. Kjo ndodh për shkak të arsyeve zgjedhore. Gjatë diskutimeve ju thash se kam mësuar një teknikë të re për të ardhmen. Duke parë kalendarin e zgjedhjeve në të njëjtin afat kohor. nëse doni të dini lloj e qëndrimit të disa vendeve të rëndësishme, shihni kalendarin e tyre zgjedhor Thënë e gjithë kjo, ndërgjegjësimi dhe vetëdija që ndjej është gjithmonë e me lartë që ballkani ka për arsye politike dhe vetë arsyen për të mbrojtur Evropën nga migracioni i paligjshëm. Po sjell në tryezë bindjen e prbashkët se Ballkani duhet të mbështetet më tej në procesin e transformimit.”– tha Rama.