Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021, i shkon romancierit nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah. Ai ka thënë se është befasuar nga ky vlerësim.
Akademia Suedeze e vlerësoi shkrimtarin Gurnahun për “depërtimin e tij pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit”.
Siç shkruan BBC, ky çmim vlen 10 milionë kurora suedeze (ose 1.14 milion dollarë). Shkrimtari 73-vjeçar është autor i 10 romaneve, përfshirë “Parajsa dhe Shkretëtira”.
Ai tha se sa mirënjohës ndaj Akademisë duke shtuar: “Është thjesht e mrekullueshme – është vetëm një çmim i madh, dhe një listë kaq e madhe shkrimtarësh të mrekullueshëm – dhe unë po e marr atë. Ishte një surprizë aq e madhe sa mu desh të prisja derisa ta dëgjoja të shpallej para se ta besoja.”
Më pas, në një postim në “Twitter”, ai tha se këtë çmim ia dedikon Afrikës, të gjithë afrikanëve dhe lexuesve të tij.
Kujtojmë se të martën është ndarë çmimi Nobel në Fizikë, të Mërkurën për Kiminë, ndërsa çmimet për Paqen edhe Ekonominë do të ndahen në ditët në vazhdim.