Kryeministri kanadez Justin Trudeau shkaktoi ‘stuhi’ në internet pasi ai përdori një akronim të pazakontë, 2SLGBTQQIA+, ndërsa përkujtonte anëtarët e zhdukur dhe të vrarë të pakicave etnike dhe seksuale, duke habitur jo pak ndjekësit në rrjetet sociale.
“Njerëzit në të gjithë vendin po ndezin qirinj për të nderuar gratë autoktone, vajzat dhe 2SLGBTQQIA+ njerëz që mungojnë ose janë vrarë.” – shkroi Trudeau në Tëitter, duke bërë thirrje për përfundimin e ‘tragjedisë në vazhdim’.
Përdoruesit e internetit u përpoqën ta deshifrojnë mesazhin e kryeministrit që nënkupton: Tëo Spirit, Lesbian, Gay, Bisexual, Transgender, Queer, Questioning, Intersex dhe Asexual, me një shenjë plus të shtuar për të mbuluar çdo grup të lënë pas dore.
Një komentues në rrjet sugjeroi që Trudeau mund të ketë hequr aksidentalisht kodet bërthamore për NORAD (Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Amerikane të Veriut). Ide të tjera nga përdoruesit e rrjetit ishin se mbase një mace kishte ecur mbi tastierën e kryeministrit në kohën e gabuar ose se gjithçka mund të ishte kodi i Wi-Fi.