Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Qeveria shfrytëzoi vaksinimin për propagandë elektorale


Deputetja e Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe ministren Ogerta Manastriliu se kanë shfrytëzuar vaksinimin për propagandë elektorale.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi tha se procesi i vaksinimit është i vonuar dhe nuk ka pasur transparencë nga ana e qeverisë. Duke publikuar shifrat zyrtare ajo tha se Shqipëria është e parafundit në rajon me vetëm 28% nivel vaksinimi.

Procesi filloi i vonuar, vijoi i vonuar, pa transparencë, pa fushata sensibilizimi e informimi…. Ndaj dhe  sot vijnë me mashtrime, manipulime me shifrat vaksinimit siç kanë bërë me ato te vdekjeve, të prekurve, të kuruarve të shpëtuarve. Siç bënë me fondet, kurat, ilaçet, tenderat sekretë, prokurimet abuzive. Gjithçka pa transaparencë apo informim të publikut si e drejtë kushtetuese. A ju kujtohet kur Ministrja Manastirlliu s’përmbahej nga admirimi për Kryeministrin e saj, që si askush në botë, priti në aeroport, para kamerave, me pompozitet, atë kutinë e vogël me 900 vaksina, kinse duke mbajtur sekret vendin e origjinës. “një epokë e re po nis…vaksinimi – game changer” e tha në anglisht Ministrja si për të na impresionuar. Po ja që edhe në epokën e re të Manastirlliut, Shqipëria mbeti e parafundit në rajon. Vetëm 28.4% e nivelit të vaksinimit, as 1/3 e popullisë, shumë larg nivelit të imunizimit. Ndërkohë që në BE është 63%, Europë 52%. Jemi shumë poshtë edhe nivelit botëror 34%”- tha ajo.