Vendosni fjalën kyçe....

“Zuckerberg dëshiron që Kongresi të shtypë çdo konkurrencë të mundshme ndaj Facebook” – Snowden


Kundërshtimi i Mark Zuckerberg ndaj akuzave kundër Facebook dhe thirrja për veprim nga Kongresi janë vetëm një përpjekje që qeveria të mbrojë monopolin e tij, tha aktivisti i lirive dixhitale Edward Snowden.

CEO i Facebook postoi një reagim të gjatë ndaj ndërprerjes së shërbimeve të kompanisë këtë javë dhe dëshmisë në kongres të Frances Haugen, një ish-menaxhere produktesh në Facebook e cila akuzoi kompaninë për mëkate të ndryshme, përfshirë vënien e fitimit para sigurisë së fëmijëve.

Pjesa më e madhe e esesë së Zuckerberg ishte një kundërshtim i akuzave, ndërsa argumentoi se Facebook është në fakt një forcë për të mirën e publikut, e interesuar për mirëqenien e përdoruesve të tij dhe jo për përfitimet financiare. Zuckerberg tha gjithashtu se ai dëshiron që kompania e tij të jetë më e rregulluar.

Snowden, i cili është një mbështetës i fortë i lirisë në internet dhe kundërshtar i lëvizjeve që do t’i jepnin më shumë pushtet qeverive mbi hapësirat dixhitale, është shumë skeptik për motivet e Zuckerberg.

Rregullat sipas atyre që kërkohen nga CEO i Facebook do të ‘ngarkonin modestisht Facebook-un e pasur, por do të shtypnin plotësisht konkurrentët e tij të rinj.” – beson Snowden.