Vendosni fjalën kyçe....

7 humbje jete, 445 raste të reja me koronavirusin e ri


Shtatë persona kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2753.

Personat që kanë humbur jetën janë 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Nga 3500 testime ditore janë gjetur 445 raste të reja me Covid-19. Në spital po mjekohen 170 persona nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.