Vendosni fjalën kyçe....

A ndjeni ndonjë shqetësim kur ju duhet të blini me çmime më të larta? Nikolla i përgjigjet pyetjes së sikletshme


Në takimin e sotëm me gazetarët dhe të parin të zonjës Lindita Nikolla në pozitën e kryetares së Parlamentit, ajo iu përgjigj pyetjeve lidhur me krizën energjetike.

“A ndjeni ndonjë shqetësim kur ju duhet të blini karburant, bukë apo energji me çmime më të larta dhe a ndjeni përgjegjësi për të ndërhyrë për përmirësimin e situatës?”- ishte një nga pyetjet që iu drejtua nga gazetarët, kryeparlamentares Nikolla.

Ajo u përgjigj se sigurisht që situata ndikon edhe tek ajo dhe familjarët e saj, por se shkalla e ndikimit të këtyre situatave nuk është e njëjtë për çdo familje.

“Është një pyetje që sigurisht përgjigjja është e ditur edhe nga ju që bëni pyetjen. Sa kohë ka momente krize, momente të vështira, qofshin këto energjetike, qofshin këto që lidhen me rritjen e çmimeve ndikon tek kushdo. Shkalla e ndikimit patjetër ndryshon, varion, nuk është e njëjtë shkalla e ndikimit tek unë me atë të një familje që jeton në kushtet e vështira ekonomike.

Por patjetër e tillë duhet të jetë edhe kthimi mbrapsht në kuptimin e vëmendjes. Në këto kushte impaktohen më shumë, po unë jam besimplotë se qeveria që ka detyrën për të menaxhuar këto situata dhe për t’iu përgjithur këtyre sfidave, që kjo situatë që nuk po prek vetëm Shqipërinë por po prek gjithë botën, do të jetë në lartësinë e detyrës. PËrsa më takon mua do të bëj gjithçka mundem nga pozicioni që kam, që shkalla e përgjigjes të jetë e duhura dhe njerëzit që impaktohen më fort nga kjo situatë të jenë njerëzit më të ndihmuar në këtë situatë.”- u përgjigj Nikolla.